25-vjeçari Henri Talo nga Laçi i cili është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi tentoi të përdhunonte një 22-vjeçare dje në “Rrugën e Kavajës, rezulton i dënuar me 3 vite burg.
Por rezulton se Talo nuk është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. 25-vjeçari është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata e Tiranës në janar të këtij viti pasi bashkë me një të ri tjetër po nga Laçi, morën peng për disa orë dy studente, raporton BalkanWeb.
Dy djemtë janë cilësuar fajtorë për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”. Ngjarja për të cilën akuzohen Talo dhe shoku i tij ka ndodhur në prill të 2015-ës, ku dy djemtë, pasi kanë pasur marrëdhënie intime me studentet, të cilat kishin refuzuar ta vijonin më tej lidhjen, kanë tentuar t’i marrin peng, me sa duket me qëllimin që të vazhdonin sërish së bashku. Gazeta Shqiptare” zbardhi në atë kohë detaje nga ngjarja dhe dosja e prokurorisë. Nuk dihet nëse Talo e ka kryer dënimin apo ka fituar ndonjë amnisti që ndodhej sërish i lirë, ku dje ka tentuar të përdhunojë një 22-vjecare, bashkë me 26-vjeçarin Armonel Bruka.



