
Policia ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në qarkun e Vlorës për llogari të Krimeve të Rënda.
Nga të dhënat paraprake mësohet se janë arrestuar pesë persona gjatë orëve të para të mëngjesit në banesat e tyre.
Të ndaluar janë arrestuar nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të klandestinëve.
Sipas policisë në orën 05.15 nga Grupet e F.N.Sh. Fier u shoqëruan nga Vlora për në Tiranë 1-Paulin Koci,2-Petrit Pashaj,3-Dushan Spahiu,4-Fatjon Belaj,5-Qazim Ismaili, për trafikim lëndësh narkotike.



