
Një shkresë e siguruar nga emisioni “FactCheck” konfirmon zyrtarisht se Partia Demokratike, aktualisht në Opozitë ka nisur një proces zgjedhor brenda saj.
Më 13 Mars 2026 Sekretari Organizativ i këtij subjekti politik i kërkon Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve bazën materiale, kutivë e votimit, kutitë e fshehta të dhomës së votimit si dhe vulat e sigurisë.
Ja se çfarë thotë dokumenti “Në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e proceseve zgjedhore brenda strukturave të Partisë Demokratike të Shqipërisë, ju drejtohemi me këtë kërkesë për vënien në dispozicion të materialeve të nevojshme zgjedhore si më poshtë:
50 (pesëdhjetë) kuti votimi; 100 (njëqind) dhoma të fshehta votimi; 500 (pesëqind) vula sigurie plastike për vulosjen e kutive të votimit.
Këto materiale janë të domosdoshme për garantimin e standardeve të kërkuara të administrimit zgjedhor, transparencës dhe sigurisë së procesit të votimit.
Viti 2026 e gjën PD, si partia e cila në ekzistencën e saj ka një ndarje të barabartë me numrin tre, por jo të viteve në qeverisje apo në opozitë.
PD u krijua më 11 dhjetor 1990 dhe deri këtë të premte më 3 Prill 2026, ky subjekt politik ka qeverisur 13 vite dhe ka në opozitë 13 vite.
E në këto vite të të qënurit në opozitë, PD ka kryer edhe numrin më të lartë të proceseve brënda saj ajo të zgjedhjes së strukturave, kryetarëve lokal, rajonal e të vetë Kryetarit të Partisë.
Kjo është një tablo se kush e ka drejtuar Partinë Demokratike ndër që nga Krijimi i saj në dhjetorin e tre dekadave më parë.
PD u krijua më 11 dhjetor 1990, nga Krijimi i saj kryetari i parë ishte z.Sali Berisha.
PD ka qëndruar në pushtet nga viti 1992 deri në vitin 1997 për pesë vite dhe më pas nga 2005 në vitin 2013, për 8 vite.
Në opozitë partia demokratike ka qëndruar për plotë 23 vite, nga viti 1990-1992 më pas 1997-2005 dhe për plotë 13 vite pa asnjë ndryshim nga 2013-2026.
z.Berisha ka qëndruar kryetar i PD nga viti 1990-2013 pa shkëputje duke konsumuyar 23 vite si në opozitë dhe pushtet. E prej 4 vitesh pa ndërprerje në opozitë duke nisur nga viti 2022.
Me humbjen e zgjedhjeve ai dha dorëheqjen në vitin 2013, për tu rikthyer thuajse pas një dekade sërish në një process të njohur si rithemelimi.
Nga viti 2013 deri në 2022 PD e cila nuk fitoi asnjë palë zgjedhje, qofshin lokale apo kombëtare u drejtuar nga z.Lulzim Basha.
Por mes z.Berisha dhe z.Basha, PD është drejtuar për tr evite edhe nga një figurë sot e distancuar nga politika aktive. Ai është ish kryetari i saj për vite nga 1992-1995 z.Eduart Selami.
Në muajt e trazuar të PD e cila më shumë u fokusua tek sherri i bredshëm, vula dhe simbolet se sa përmballja më kundërshtarin Kryetar i saj u bë formalisht edhe z.Enkeled Alibeaj. Edhe pse qëndroi për disa muaj, juridikisht për palët e treta kryetar i saj njihej vetëm ai deri në momentin që gjykatat e rikthyen gjithçka te z.Berisha
5 Kryetarët e PD në 3 dekada
Sali Berisha 1990–1992
Eduard Selami 1992–1995
Tritan Shehu 1995–1997
Sali Berisha 1997–2013
Lulzim Basha 2013–2021
(periudhë tranzicioni / Alibeaj) 2022–2023
Sali Berisha 2022–2026



