Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, plagosen katër persona

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Fier-Lushnjë, pranë fshatit Vajkan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

 

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. 

 

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Aksidenti ka shkaktuar bllokimin e njërës prej korsive të qarkullimit, duke sjellë krijimin e radhëve të gjata të automjeteve në këtë aks, i cili gjatë periudhës së verës përballet me fluks të shtuar trafiku.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa po punohet edhe për rikthimin e qarkullimit normal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy