Të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kultivim kanabisi, arrestohen dy persona në Fier

Të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kultivim kanabisi, arrestohen dy persona në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim, një për armëmbajtje pa leje dhe një për kultivim të bimëve narkotike.

Bëhet me dije se janë arrestuar E. B., 38 vjeç, dhe  Ektor Vrenozi, 51 vjeç.

Po ashtu kanë nisur hetimet për K. M., 53 vjeç, pasi ka përplasu me motor një tjetër shtetas.

Njoftimi i plotë: Fier

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. 

Policia e Fierit vë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, një për armëmbajtje pa leje dhe një për kultivim të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

E. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 12.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 Ektor Vrenozi, 51 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike". 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip "BMË", është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. Q., 57 vjeç dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në motomjet, shtetasi Sh. M., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy