Një 41-vjeçar nga Kruja u arrestua në tentativë për të kaluar në Itali 23 kg kanabis. Siç njoftoi policia ai ka tentuar të trafikojë kanabis sativa me “Benz” drejt Italisë duke kaluar kufirin përmes portit të Durrësit, por është arrestuar nga policia kufitare. I arrestuari është Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.
I arrestuari e kishte fshehur sasinë e lëndës narkotike në automjetin tip “Benz” me targa AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore. Policia sqaron se poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, në brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban, me peshë 23.2 kilogramë. Zbulimi i lëndës narkotike është kryer pas një kontrolli të imtësishëm që agjentët i kanë bërë atuomjetit me të cilin ai lëvizte.



