
9 gushti i vitit 1945 në botë, përkujtohet si një çast historik me rëndësi botërore për qytetin japonez të Nagasakit, pasi shënon 76-vjetorin e bombardimit atomik amerikan, i cili ishte themeli i parë drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore.
“Në këtë përvjetor solemn të bombardimit atomik në Nagasaki, përkujtojmë fuqinë e tmerrshme në armëve bërthamore, madhështinë e vdekjes dhe shkatërrimit që ata mund të japin, dhe ripohojmë përgjegjësinë e SHBA dhe të gjitha kombeve për të siguruar që armë të tilla të mos përdoren më kurrë”, ka shkruar në e tij në Twitter kryediplomati amerikan, Antony Blinken.
Këtu, ai rithekson edhe përgjegjësinë që shtetet si SHBA-të, të cilët zotërojnë armë të tilla, kanë për t’u siguruar se nuk do të përdoren më kurrë.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Nagasakit, Tomihisa Taue, i bëri thirrje me urgjencë Qeverisë japoneze, që të lobojë për krijimin e një zone të lirë nga armët bërthamore në Azinë Verilindore.
Thirrja shtrihet edhe për SHBA-të dhe Rusinë.
Kanë kaluar tashmë 76 vjet që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh. Bomba atomike rrafshoi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1,5 kilometra, ndërsa shkaktoi 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945.
Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kufizuan përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi prej 500 metrash, megjithatë, afër 70 mijë persona humbën jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit u shkatërrua.
Mbi 140 mijë japonezë humbën jetë prej këtyre shpërthimeve. Ngjarjet kujtohen tashmë si dy nga pikat më të errëta të njerëzimit.



