Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur rreth orës 15.00 të ditës së sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Numri 2 i qeverisë përfaqësohet në Prokurorinë e Posaçme nga avokatja Pamela Qirko, e cila i parapriu më herët.
Balluku i është përgjigjur thirrjes së drejtuar nga organi i akuzës për t'u paraqitur dhe marrë deklarimin e saj lidhur me çështje që janë nën hetim.



