
Kryetari i të ashtuquajturit Asociacionit të qytetarëve të qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviç ka paralajmëruar dje se nga 6 shtatori, kufijtë me Serbinë do të mbyllën nga qytetarët serb, dhe do të qëndrojnë ashtu deri kur forcat e policisë së Kosovës të largohen nga veriu dhe institucionet e uzurpuara ti kthehen qytetarëve serb.
Lidhur me këtë paralajmërim, Veton Elshani, U.D i drejtorit të Policisë në rajonin e Mitrovicës Veriore, thotë se janë të gatshëm për çdo skenarë.
Kemi informacione aq sa keni edhe ju, dmth përmes rrjeteve sociale kemi pa që do të ketë një organizim të tillë sidoqoftë ne jemi duke punuar në këtë drejtim që të marrim sa më shumë informacion, aq sa dimë na këto protesta edhe bllokada janë paralajmëruar jashtë kufirit të Kosovës.
Elshani thotë se bllokada nuk do të lejojnë brenda territorit të Kosovës, ani se për veprime të tilla as nuk kanë informacione e as paralajmërime.
Varësisht edhe nga rasti edhe reagojmë, jemi të përgatitur për të gjitha situatat nuk ka diçka të jashtëzakonshme.
Serbët dje kanë protestuar për të dytën ditë radazhi, para objekteve të komunave ilegale, duke kërkuar të kthehen në vendet e tyre të punës, meqenëse në fund të javës së kaluar Policia mbylli komunat ilegale me një kërkesë të MAPL-së.



