Shisnin mina me telekomandë, burg për tre të arrestuarit në Durrës

Shisnin mina me telekomandë, burg për tre të arrestuarit në Durrës

Vendoset masa e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e Durrësit për të arrestuarit të cilët u kapën duke shitur mina me telekomandë.

Dy ditë më parë, në lagjen nr. 9 në Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetaseve: Ilir Alliu, 47 vjeç, Bledar Çakalli, 31 vjeç dhe Edmond Bardhi, 37 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Këta persona u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Volvo” me drejtues Ilir Alliun dhe pasagjerë shtetasit Bledar Çakallin dhe Edmond Bardhin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon.

Nga hetimet paraprake rezultoi se  këta shtetas do të shisnin disa mina me telekomandë në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy