Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar, në Vlorë, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Korrespondenti i MCN TV në këtë qytet bën me dije se në momentin e ngjarjes në rrugë kishte qindra qytetarë, mes të cilëve edhe fëmijë.
Mësohet se kjo është një shkelje e përsëritur nga drejtuesja e mjetit me targa të huaja.
Sipas korrespondentit të MCN TV 60-vjeçarja ka regjistruar incidente të ngjashme, por s’është përballur me gjoba.



