Një person është arrestuar në Kuçovë pasi tentoi të korruptojë një punonjës të policisë rrugore. Rajed Zani, 31 vjeç, banues në Berat, drejtues i një kamioni tip “Volksvagen”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor teksa lëvizte në aksin rrugor Kuçovë-Frashër.
Pasi është ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, në momentin kur do t'i plotësohej masa administrative për mosrespektim të sinjalizimit rrugor, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i ofruar 10 000 (dhjetë mijë lekë të rinj).
Menjëherë punonjësit e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasit Rajeld Zani.
Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".



