Krimi i rëndë në Greqi/ 25-vjeçari aktiv në rrjete sociale: Çdo gjë e imja të përket ty!

Krimi i rëndë në Greqi/ 25-vjeçari aktiv në rrjete sociale: Çdo gjë e imja të përket ty!

Këtë të shtunë në shtetin grek u regjistrua një krim i rëndë, protagonistë të së cilit një çift shqiptarësh. Qamil Taja, 25 vjeç, qëlloi për vdekje bashkëjetuesen e tij 19-vjeçare, e identifikuar si Kristjana Brakaj. Shkak dyshohet të ketë qenë xhelozia e të riut, ndërsa ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit.

Në rrjete sociale, 25-vjeçari që kreu vrasjen, ishte aktiv duke postuar materiale të ndryshme.

Ti kurrë nuk je jashtë mendjes sime, çdo gjë e imja të përket ty. Ti kurrë nuk ike, tek unë ke ekzistuar. Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti”, shkruhet në një prej postimeve të tij në Facebook.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se autori e ka qëlluar disa herë të dashurën e tij, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe në gjoks. Si pasojë, 19-vjeçarja ka ndërruar jetë menjëherë. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

Siç ka rrëfyer vetë 25 vjeçari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën efektin e kokainës, ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve dhe e ka qëlluar në kokë. Sapo ka kuptuar se çfarë ka bërë, ka lajmërëruar policinë dhe ka rrëfyer krimin.

Fqinjët e tij kanë rrëfyer për mediat greke se kishin dëgjuar zënka të shpeshta mes tyre dhe se vetëm një javë më parë, ishin përfshirë në një sherr të madh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi të dy ishin kthyer nga punët e tyre. Vajza punonte në një lokal nate në Kallithea ndërsa 25 vjeçari në një lokal në Troubë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy