
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Gjermani me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.
I ndaluari akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha.
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, u kap Hito Musaj, 60 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19 qershor 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 60-vjeçarit në Shqipëri.



