Shtëllunga tymi dhe flakë, zjarr i madh në një lokal të Fierit

Shtëllunga tymi dhe flakë, zjarr i madh në një lokal të Fierit

Një restorant 2 katësh pranë prefekturës së Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Në momentin e ngjarjes mësohet se punonjësit kanë qenë brenda godinës por fatmirësisht kanë dalë pa lëndime.

Flakët kanë përfshirë të gjithë godinën në pjesën e brendshme duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vënë nën kontroll flakët.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë friteza e patateve, e cila ka marrë flakë duke përfshirë edhe orendi të tjera në kuzhinë.

Fatmirësisht punonjësit janë evakuuar pa rrezikuar shëndetin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy