Rrëmbim dhe vjedhje me dhunë, kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim

Rrëmbim dhe vjedhje me dhunë, kapet në Tiranë i shpalluri në kërkim

Një person i shpallur në kërkim për rrëmbim dhe vjedhje me dhunë është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Monday”.   

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi në kërkim Hashim (Abdyl) Basha, 43 vjeç, banues në Budull.

Ky shtetas është dënuar 5 vjet e 6 muaj, burgim, për veprat penale “Rrëmbimi i personit dhe “Vjedhja me dhunë”, dhe nga përllogaritja e dënimit sipas njohjes dhe ekzekutimit në shtetin shqiptar, të vendimit penal të huaj të Gjykatës për të Mitur në Torino, i kanë mbetur dhe 2 vjet e 6 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy