Dhunoi psikologjikisht gruan në sy të fëmijëve, arrestohet 39-vjeçari në Lushnjë

Dhunoi psikologjikisht gruan në sy të fëmijëve, arrestohet 39-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin me iniciale E.D. pasi në prezencë të fëmijëve ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes që ishte e pajisur me një urdhër mbrojtjeje.

Po ashtu bëhet me dije se një 41-vjeçar është arrestuar nga këtos truktuar pasi është konstatuar duke ndërtuar pa leje një objekt për biznes.

Njoftimi i policisë: DVP Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 39 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", shtetasi B. K., 41 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar pa leje, një objekt për biznes, në fshatin Zhamë Sektor.

Në datë 17.06.2022, në lagjen "Kadri Qystri", Lushnjë, në banesën e shtetasit L. M., 72 vjeç, ka rënë zjarr. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike.

Në datë 17.06.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., 62 vjeç, banues në Fier, se vajza e tij, shtetasja P. T., 26 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa në datë 15.06.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 26-vjeçares. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy