Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Çermës.
Një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor, ku mësohet se ka qenë furgoni ai që ka goditur nga pas mjetin bujqësor të drejtuar nga Ajet Kullolli 50 vjeç nga Çerma.
Si pasojë e dëmtimeve të marra Kullolli ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua në Spitalin e Traumës.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, për të hedhur më shumë dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.



