Vrasja e Demir Backës në Fier/ Policia shoqëron 15 persona, makina e djegur ishte me targa të Kosovës

Vrasja e Demir Backës në Fier/ Policia shoqëron 15 persona, makina e djegur ishte me targa të Kosovës

Ekzekutimi i Demir Backës mbrëmjen e djeshme në Fier nga persona ende të paidentifikuar, ka çuar në ndalimin e 15 personave të cilët janë shoqëruar në polici për njohuri rreth ngjarjes së mbrëmshme.

Mësohet se makina e cila u gjet e djegur pas atentatit ishte me targa të Kosovës.

Policia po vijon verifikimet nëse numri i targës është i vërtetë apo false. Në rast se është i vërtetë, policia do të verifikojë pikën kufitare përmes së cilës ka hyrë automjeti dhe në pronësi të kujt është.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë pesë persona, prej prej të cilëve kanë qëlluar dhe dy të tjerë që i kanë ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në biznese afër zonës ku ndodhi krimi për të gjetur elemente që mund të ndihmojnë në hetime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy