
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rritur numri i të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 gjatë javës së fundit.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 672 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 6 mijë e 670 teste të realizuara, kurse betejën me virusin e kanë humbur pesë pacient.
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 35 pacientë.
Numri i përgjithshëm me Covid-19 në MV ka arritur në 160 mijë e 571 persona nga 1 milion e 46 mijë e 42 testime.
Ndërsa numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 150 mijë e 670 persona.
Kurse vdekjen nga COVID-19 e kanë gjetur 5 mijë e 532 persona.
Raste aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjithsejtë 4 mijë e 369.



