Shiste kokainë në lokal, 46-vjeçarja bie në prangat e policisë

Shiste kokainë në lokal, 46-vjeçarja bie në prangat e policisë

Një 46-vjeçare ra në prangat e policisë pasi kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta.

Në flagrancë u arrestua shtetasja A. S., 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta, në doza, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në ambiente të ndryshme në këtë qark, për të cilat sigurohet informacion nga inteligjenca informative, se mund të vihen në dispozicion të paligjshmërive të ndryshme, kanë konstatuar dhe goditur një rast të përshtatjes së një lokali, për përdorim droge. Për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja A. S., 46 vjeçe, banuese në Durrës. Gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ndaj kësaj shtetaseje dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" ".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy