Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Plagoset shoferi në aksin Fier-Seman

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Plagoset shoferi në aksin Fier-Seman

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor "Fier-Seman", në fshatin Grykë, shtetasi A. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy