Reshje bore në Vermosh, Bogë dhe Theth/ Rinis qarkullimi në akset e bllokuara 

Reshje bore në Vermosh, Bogë dhe Theth/ Rinis qarkullimi në akset e bllokuara 

Reshjet e borës që përfshinë zonat e Vermoshit, Bogës dhe Thethit gjatë natës së kaluar shkaktuan bllokimin e disa akseve rrugore, përfshirë segmentet Hani i Hotit–Tamarë, Tamarë–Vermosh dhe Bogë–Theth. 

Megjithatë, borëpastrueset kanë nisur menjëherë punën për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, duke mundësuar qarkullimin pa probleme, edhe pse reshjet vazhduan gjatë mëngjesit të sotëm. 

Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri për mbikëqyrjen dhe ndërhyrjet në raste nevoje, për të siguruar që këto akse rrugore të mbeten të hapura dhe të sigurta për drejtuesit e mjeteve. 

Duke qenë se jemi në prag të fundjavës, qarkullimi i vizitorëve në këto zona turistike është më i lartë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy