Aksident në Cërrik, humbin jetën 2 persona

Aksident në Cërrik, humbin jetën 2 persona

Një aksident i rëndë rrugor  është regjistruar mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik. 

 

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre ka dalë jashtë rruge. 

 

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura. 

 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

 

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjeteve ose një manovër e gabuar gjatë lëvizjes, por pritet që hetimet e policisë të përcaktojnë dinamikën e saktë të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy