
Një Oficer i Policisë Gjyqësore mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga pallati.
Në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se oficeri ka marrë dëmtime në shtyllën kurrizore dhe momentalisht gjendja e tij paraqitet stabël.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.



