Zbulohet një lokal në Tiranë, i kthyer ilegalisht në “vatër” ku luhej poker, me makineta dhe tavolina pokeri.
Në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”, u arrestua në flagrancë administratori i lokalit F. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Kajo Karafili” në lokalin në administrim të 38-vjeçarit, u gjetën katër makineta që përdoreshin për lojëra fati, tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të paligjshme vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme.



