Me fletarrest nga Serbia, në Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

Me fletarrest nga Serbia, në Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Emini, 55 vjeç, nga Ferizaji, është arrestuar në pikën kufitare të Bllacës, pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Beogradi.

Sipas informacionit të siguruar nga mediat në Koosvë, Emini ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare, dhe në sistem është paraqitur fletëarresti nga Serbia, me çka ai është ndaluar dhe arrestuar.

Pas arrestimit, Emini është dërguar në stacionin policor, ku aktualisht po pret vendimin e gjykatësit kujdestar për lirim apo paraburgim ekstradues.

Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:30, në pikën kufitare të Bllacës.

Ky rast ndodh pas një ngjarje të ngjashme me Blerim Ramadanin, një tjetër ish-ushtar i UÇK-së nga Zona Operative e Nerodimes, i cili në korrik të vitit të kaluar u arrestua nga Policia e Maqedonisë së Veriut në Jazhincë, gjithashtu për një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy