U arrestuan për masakrën e Dobraçit, Gjykata e Shkodrës liron 4 policët

U arrestuan për masakrën e Dobraçit, Gjykata e Shkodrës liron 4 policët

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcës “Shqiponja”, që u arrestuan nga AMP për masakrën e 30 tetorit me 4 viktima.

Gjykata ka vendosur këtë masë sigurie ditën e sotme për 4 efektivët Blerim Kurmekaj, dhe Viktor Logut të cilët janë policë patrulle Shkodër dhe Inspektor Julian Sterkaj, dhe Marte Martini, me detyrë policë te forca Shqiponja.

Kujtojmë se Agjencia e Mbrojtjes Policore referoi në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës në lidhje me masakrën e Dobraçit.

Efektivët akuzohen se shpërdoruan detyrën sepse nuk ndaluan personin e dyshuar si i treti në makinë.

Pas masakrës burimet thanë se një person i tretë kishte qenë në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati që u vranë në një pritë me armë zjarri.

Dyshohet se personi i tretë ka qenë ende në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur vrasja dhe nuk është ndaluar nga efektivët e Shqiponjave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy