Organizim ilegal i basteve sportive/ Dy të arrestuar në Tiranë, një tjetër në procedim të lirë

Organizim ilegal i basteve sportive/ Dy të arrestuar në Tiranë, një tjetër në procedim të lirë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit,  kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Echo".

Me këtë rast kanë arrestuar shtetasit H. Xh., 18 vjeç, dhe A. Xh., 57 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh., 37 vjeç.  

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.        

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy