Lëshoi dronin mbi Konsullatën amerikane në Firence, shqiptari në polici

Lëshoi dronin mbi Konsullatën amerikane në Firence, shqiptari në polici

Një 29-vjeçar shqiptar është denoncuar nga policia italiane për dhunim të kodit ajror të pilotimit.
29-vjeçari shqiptar ka pilotuar pasditen e djeshme një dron mbi qëndrën historike të qytetit të Firences e mjaft pranë selisë së Konsullatës amerikane.

29-vjeçari pilotonte dronin pa asnjë autorizim nga ballkoni i një hoteli ku po qëndronte prej disa ditësh në Firence.

Sipas rrëfimit të shqiptarit, pilotimi i dronit kishte si qëllim filmimin nga ajri të qytetit të Firences për të realizuar reklamën e një firme parfumesh në pronësi të një shtetasi shqiptar e me aktivitet sipërmarrës në Shqipëri.

Filmimet me dron po kryheshin mjaft pranë selisë së Konsullatës amerikane në Firence e në hapësire ajrore brenda perimetrit të aeroportit të qytetit.

Fakt që ka shkaktuar alarmin e forcave italiane të rendit. Për të pilotuar një dron brenda këtij territori ajror është e nevojshme autorizimi i autoriteteve lokale si dhe e patenta e nevojshme për pilotim.

Policia italiane ka sekuestruar dronin e ka denoncuar 29-vjeçarin shqiptar për dhunim të kodit ajror të pilotimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy