Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë/ Simoni: Tre të plagosur pas përfshirjes së familjarëve, dy persona në kërkim (VIDEO)

Sherr me thika mes të rinjve në Bulqizë/ Simoni: Tre të plagosur pas përfshirjes së familjarëve, dy persona në kërkim (VIDEO)

Një konflikt i çastit në një lokal në Bulqizë, që fillimisht përfundoi në përplasje fizike mes tre personave dhe që u shoqërua me ndërhyrjen e policisë, më pas është përshkallëzuar me përfshirjen edhe të familjarëve të tyre. 

Lajmi u bë i ditur për “MCN Live” nga korrespondenti Juli Simoni.

 

Sipas informacioneve, pas shoqërimit të tre personave në komisariat, rreth orës 21:00 situata është tensionuar në ambientet e jashtme të një lokali, ku ishin mbledhur familjarët e tyre. 

Konflikti ka degraduar në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e mjeteve prerëse.

Si pasojë e sherrit kanë mbetur të plagosur tre të rinj: Adhurim Koçi, 26 vjeç, Renaldo Dauti, 22 vjeç dhe Fluturim Tolle, 26 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se Fluturim Tolle ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorë të dyshuar të plagosjes së tre të rinjve janë shtetasit Ylber Shkina dhe Jonuz Ceni, të cilët pas ngjarjes janë larguar nga zona dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, disa persona janë marrë në pyetje nga policia për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar shkaqet që çuan në nisjen e këtij konflikti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy