Tahiri kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

Tahiri kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Krimeve të Rënda

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ankimuar vendimin e Krimeve të Rënda, duke kërkuar pafajësinë.

Në datën 19 shtator, Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me 5 vite burg. Por, duke qenë se Tahiri përfitoi gjykim të shkurtuar, dënimi iu zbrit me 1/3-ën, duke u konvertuar në 3.4 vite shërbim prove. Gjithashtu, pas këtij vendimi, Tahirit i ndalohet ëpr një periudhë 5-vjeçare ushtrimi i funksioneve publike.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzohej për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”. Ndërsa, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që Tahiri të dënohej vetëm për “shpërdorim detyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy