Digjet makina e parkuar në Kukës, dëmtohen dhe dy të tjera

Digjet makina e parkuar në Kukës, dëmtohen dhe dy të tjera

Një incident me zjarr është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Kukësit, ku disa automjete janë përfshirë nga flakët.

 

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5, ku një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me iniciale Rr. P., është përfshirë nga zjarri dhe është djegur plotësisht.

 

Flakët kanë shkaktuar gjithashtu dëmtime të pjesshme në dy automjete të tjera të parkuara pranë tij. 

 

Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si dhe për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy