Fier/ Baste sportive në lokale, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

Fier/ Baste sportive në lokale, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Fierit ka goditur dy raste të tjera të organizimit të lojërave të fatit në lokale. Në pranga ka rënë një 38 vjeçar, pronar i lokalit në fshatin Shën Pjetër, ku ushtronte këtë veprimtari të paligjshme.

Në kërkim është shpallur pronari i lokalit tjetër në lagjen “Kastriot”, i cili gjithashtu vinte baste sportive.

Ndërkohë nën hetim janë vënë edhe dy persona të cilët u kapën duke vendosur baste sportive.

U sekuestruan gjithashtu 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy