Gjatë orëve të natës së djeshme është thyer xhami trekëndësh i automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E. H., ku në brendësi të mjetit është gjendur një send në formën e një granatë.
Pas veprimeve të ekspertëve xhenierë, sendi i gjetur në brendësi të automjetit ka rezultuar një granatë mësimore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të kësaj vepre.



