Pranga pronarëve të “General Impex” për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash

Pranga pronarëve të “General Impex” për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash

Pronarët e një firme private janë arrestuar, pas një hetimi tremujor të prokurorisë së Shkodrës. Sipas hetimeve, “General Impex”, përmes një skeme përfitimi i ka shkaktuar shtetit dëm ekonomik.

Hetimi tremujor të Prokurorisë së Shkodrës në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Verior Shkodër ka konstatuar skemën për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44 602  171 lekë. Subjekti në fjalë i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit në vlerën 248  994 420 lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73 666 095 nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve.

Në përfundim të hetimit, prokuroria ka lëshuar 2 urdhër arreste për K.M dhe D.Th si dhe i  pezulluar të drejtën e ushtrimit të detyrës një noteri me inicialet Gj.K.

Sipas burimeve, mësohet se njëri prej biznesmenëve në kërkim është biznesmeni grek, Dimitrios Thomoglou.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy