Vranë Alket Muhon në 2018 për një rrugë, dënohen me 41 vite burg babë e bir

Vranë Alket Muhon në 2018 për një rrugë, dënohen me 41 vite burg babë e bir

Gjykata e Apelit në Gjirokastër ka dhënë pasditen e së hënës vendimin ndaj të akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho që u shpallën sot përfundimisht fajtorë për vrasjen e Alket Muhos në 6 shtator të vitit 2018, në fshatin Rabije, Bashkia Memaliaj.

Seanca e sotme gjyqësore ka nisur me tensione pasi familjarët e dy të akuzuarve kanë kërkuar rënien e akuzave për vrasje nga na e prokurorit të çështjes Julijan Çafka, i cili ishte ai që apeloi vendimin e datës 26 tetor të vitit 2021, të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër.

Ky vendim i dhënë nuk përcaktonte armën e vrasjes, ndërsa dënonte me 20 vite burg Et’hem Muhon dhe me 17 vite burg Dino Muhon.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Sokol Pina, me gjyqtaren tjetër ndihmëse Margarita Buhali mbi bazën e ankimit të prokurorit të çështjes Julijan Çafka ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Faktit në Gjirokastër dhe vendosi për masën e dënimit, në bazë të të cilës, Dino Muho u deklarua fajtor edhe për armëmbajtje pa leje ndërsa në shkallën e parë arma nuk doli ne vendim.

Në bashkim të dënimeve, Dino Muho nga 17 vite që ishte dënuar nga Gjykata e Faktit, në 19 vjet burg. Kurse, i ati i tij Et’hem Muho nga 19 vite që i dha Gjykata e Faktit u dënua me 22 vite burg.

Ky vendim u ekzekutua në sallën e gjyqit menjëherë duke thirrur policinë, e cila u vendosi prangat dy të dënuarve për vrasje me paramendim.

Ne vendimin e përmbledhur, dhënë para pak nga Apeli i Gjirokastrës, u prova dhe u vërtetua përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Et’hem dhe Dino Muho janë autorë të vrasjes me paramendim të Alket Muhos, në datën 6 shtator të 2018, në fshatin Rabije të Memaliajt.

Gjatë kësaj periudhe, dy të dënuarit qëndronin në arrest shtëpie për shkak të shkeljes së afateve të ankimimit të vendimit për masën e arrestit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy