Dita Ndërkombëtare e Gruas i gjen sërish në protestë banoret e Unazës së Re.
Ashtu si çdo ditë prej mëse 3 muajsh krah familjarëve, gratë e Unazës së Re kanë protestuar kundër shembjes së shtëpive që preken nga projekti i rrugës.
"Ne nuk do të ishim sot këtu nëse Rama nuk do të bënte këtë projekt dhe do të vidhte 40 milionë euro.
Nuk do të zinim rrugën, por do të festonim. Sot është dita e 126 dhe ne do të rrimë këtu, derisa Edi Rama të thotë se projekti është anuluar", tha një banore e Astirit.
Grave të zonës së Astirit u është bashkuar edhe një grup përfaqësuesesh të opozitës.



