Përmbytjet në Pogradec/ Torra: Janë evakuuar 5 familje që rrezikoheshin nga rrëshqitja e dherave

Përmbytjet në Pogradec/ Torra: Janë evakuuar 5 familje që rrezikoheshin nga rrëshqitja e dherave

5 familje janë evakuuar në qarkun e Pogradecit pasi rrezikoheshin si pasojë e rrëshqitjes së dherave në disa fshatra. Drejtori i Emergjencave Civile Pogradec Nexhmi Torra në një prononcim për edicionin e lajmeve në Mcn Tv bën me dije:

 

“Ne jemi në terren. Në tre lumenjtë e Pogradecit situata është me pak me intensitet në rrjedhje, ka rënë niveli i ujërave, por me rënien e shirave ato sa vijnë edhe shtohen. Problematika na kanë lindur në Çërravë, ku nga rrëshqitja e një masivi dheu ka ndodhur rrezikimi i një familje, kemi marrë masa për evakuimin e saj. Gjithashtu në fshatin Dardhas rrezikoheshin 3 familje nga rrëshqitja e dheut dhe kemi marrë masa për evakuimin dhe sistemimin e tyre. Kemi edhe një rrëshqitje në fshatin Çezmë, Trebinjë. Për momentin nuk rrezikohen familjet. Kemi përllogaritur dëmet vetëm për 25 hektarë. Kemi evakuuar një familje në lumin e Vërdovës. Ne kemi bërë ndërhyrjet tona, por për zgjidhje përfundimtare duhen investime madhore që buxheti i Bashkisë së Pogradecit e ka të vështirë t’i përballojë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy