Plagosja e të riut në Korçë/ Policia në kërkim të autorit, ikën nga vendngjarja me një tjetër makinë

Plagosja e të riut në Korçë/ Policia në kërkim të autorit, ikën nga vendngjarja me një tjetër makinë

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e mbrëmshme me thikë e 26-vjeçarit Kostandin Ziu në Korçë.

Sipas raportit të korrespondentes së MCN, mësohet nga grupi hetimor se konflikti mund të ketë nisur mes të plagosurit dhe autorit, i cili ka inicialet J.R., në prani edhe të një vajze.

Policia dyshon se autori ka ikur nga vendngjarja bashkë me vajzën duke përdorur një mjet tjetër, ndërkohë që kanë lënë një makinë me qera që ishte përdorur nga autori më parë. Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të autorit që prej momentit të identifikimit të tij. Për këtë ngjarje janë pyetur dhjetëra persona që mund të kenë qenë dëshmitarë të plagosjes.

Sa i përket të plagosurit, sipas bluzave të bardha në spitalin e Tiranës, 26-vjeçari ka rënë në koma. Kostandin Ziu kishte dalë nga burgu i Peqinit vetëm dy javë më parë, ku kryente dënimin për veprën penale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Për momentin, motivi i ngjarjes nuk është i qartë, ndërsa policia po heton disa mundësi, duke përfshirë një konflikt banal ose një ndodhi që mund të ketë nisur në burg.

 Pritet që hetimet të ndihmojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy