KPK shkarkon nga detyra ”gjyqtaren e Tik Tok-ut”, Enkeleda Kapedani

KPK shkarkon nga detyra ”gjyqtaren e Tik Tok-ut”, Enkeleda Kapedani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra me shumicë votash gjyqtaren Enkeleda Kapedani.

KPK zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, Enkeleda Kapedani.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi pasi analizoi provat dhe faktet vendosi me shumicë votash gjyqtaren Enkeleda Kapedani.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi në qershor 2021, pezullimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani, deri në përfundim të hetimit disiplinor të nisur ndaj saj, për shkak të publikimit të videove në rrjetin social TikTok.

Ky vendim erdhi bazuar te videot që kryetarja ka postuar në median sociale, Tik Tok. Aty, magjistratja shfaqej duke treguar veshjet e saj dhe ambientin e punës.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy