Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin mesditën e sotme ku njëra prej tyre ka përfunduar në flakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjadrit” ku mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip"Fiat" me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip "Ford".
Sipas burimeve policore, fatmirësisht nuk ka njerëz të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



