
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.
Një shtetas zviceran 77 vjeç ka ndërruar jetë , sapo është futur në ujë për t’u larë.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E. S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.



