Një burrë në Sarandë është arrestuar nga policia, për shkak se ka tentuar të marrë me forcë djalin, të cilin e kishte në kujdestari e shoqja.
Dhimitër Xhollo, 29 vjeç, banues në fshatin Dërmish, Sarandë gjatë ditës së djeshme se ka shkuar në një lokal pranë vendit të quajtur “Ura e Kranesë”, vend në të cilin gjendej bashkëshortja e tij me fëmijën e tyre.
Ai ka tentuar t’i marrë me forcë djalin gruas, në një kohë kur kjo e fundit është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe është larguar nga banesa për shkak të dhunës së pësuar nga i shoqi.
Kjo bëri që i riu të arrestohet nga policia nën akuzën e veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.



