Vatikani largon kreun e zyrës kundër pastrimit të parave (VIDEO)

Vatikani largon kreun e zyrës kundër pastrimit të parave (VIDEO)

Hetuesi më i lartë financiar i Vatikanit, i ngarkuar me hetimin e pastrimit të parave dhe shkelje të tjera financiare, ka lënë detyrën pas mosrinovimit të kontratës së tij, bëri të ditur Selia e Shenjtë.

Rene Bruelhart, një avokat zviceran, kishte punuar për rregullatorin financiar të Vatikanit, që nga viti 2012.

"Duke e falënderuar për shërbimin e tij vitet e fundit, Ati i Shenjtë ka emëruar pasardhësin e tij", thuhet në një deklaratë të Vatikanit, ku saktësohet se mandati i Bruelhart kishte skaduar.

Emri i kreut të ri të agjencisë do të njoftohet pas kthimit të Papës Françesku në Itali, nga një udhëtim në Azi. Hetuesi i ri është dikush me "profil të lartë profesional dhe kompetencë të akredituar në nivelin ndërkombëtar", bëri të ditur Vatikani.

Largimi i Bruelhart vjen pasi zyrtari numër dy në Selinë e Shenjtë, italiani Tommaso Di Ruzza, u pezullua mes një hetimi për një transaksion që përfshin blerjen e një ndërtese luksoze në Londër, të financuar me paratë e dhuruara kishës.

Di Ruzza, të cilin Bruelhart e ka mbrojtur me forcë, u pezullua nga funksionet e tij muajin e kaluar së bashku me katër të tjerë, pas policia ushtroi kontrolle në zyrën e tij.  Autoriteti i Informacionit Financiar, të cilin Bruelhart e ka drejtuar, është një agjenci kundër pastrimit të parave, që ka për qëllim të bëjë transparencë për operacionet nga Instituti i Punëve Fetare, i cili vepron, midis roleve të tjera, si Banka e Vatikanit.

Në vitin 2014, Sekretariati i Shtetit të Vatikanit shpenzoi rreth 200 milion dollarë për të blerë një ndërtesë në zonën e Çelsit në Londër.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy