Përplasen dy makina në Gjirokastër, një e plagosur

Përplasen dy makina në Gjirokastër, një e plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër.

Rreth orës 13:35, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”, Gjirokastër, automjeti me drejtues shtetasin A. B., është goditur me automjetin me drejtuese shtetasen R. K.

Për pasojë automjeti me drejtuese shtetasen R. K., ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar shtetasen V. B., e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy