Aksidentoi për vdekje dy vëllezërit në aksin Lezhë-Milot, arrest me burg për 33-vjeçarin

Aksidentoi për vdekje dy vëllezërit në aksin Lezhë-Milot, arrest me burg për 33-vjeçarin

Ardit Gjeçi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku pasi dëgjoi palët gjyqtarja Irma Cacaj pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në Burg", për 33-vjeçarin i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë, ku u përplasen dy automjete, e për pasojë gjeten vdekjen shoferi dhe pasagjeri i njërit prej tyre vëllezërit Ramazan dhe Agim Harapi nga Melgusha e Shkodrës.

Pas ngjarjes policia arrestoi drejtuesin e automjetit tjetër shtetasin Ardit Gjeçi, i cili dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin, ku pas testit të alkoolit rezultoi të ketë qenë në gjendje të dehur.

Aksi Lezhë-Milot vijon të jetë ndër problematiket sa i përket aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur, ku krahas mungesës së standardeve në rrugë shkaku kryesor i tyre është dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy