Mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive, 2 të arrestuar në Tiranë

Mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive, 2 të arrestuar në Tiranë

“Trading” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona, për mashtrimin i shtetasve të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Trading”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. M., 26 vjeç dhe S. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit R. M., dhe S. H., administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën “Egnatia”, të cilin e kishin përshtatur si call center.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e policisë, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy