Një 35-vjeçare shqiptare është vrarë me tre të shtëna mbrëmjen e djeshme në mes të rrugës në zonën e Castelfiorentino-s, në provincën e Firences, Itali.
Dyshohet se Klodiana Vefa u qëllua nga bashkëshorti i saj me të cilin ishte në proces ndarje.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, burri është arratisur ndërkohë që policia është në ndjekje të tij.
Bëhet me dije se krimi ka ndodhur në kulmin e një debati. Burri ka shkuar në shtëpinë ku 35-vjeçrja jetonte djalin 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare.
Vefa doli doli në rrugë, ndoshta për t'u ndjerë më e sigurt. Pikërisht në trotuar ajo u godit nga tre të shtëna armësh, njëra prej të cilave ishte fatale në fyt.



