Tentuan të futeshin në rafinerinë e Ballshit, procedohen penalisht naftëtarët

Tentuan të futeshin në rafinerinë e Ballshit, procedohen penalisht naftëtarët

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal për 9 naftëtarë të cilët protestuan në hyrje të rafinerisë së Ballshit duke tentuar të hynin me forcë brenda saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkatërrimi i pronës" shtetasit: G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër.

Procedimi ndaj tyre nisi pasi në hyrjen kryesore të  KPTHN-Ballsh, ata janë grumbulluar përpara uzinës  bashkë me disa ish-punonjës të tjerë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.

Lidhur me ngjarjen, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy